Report TV - Rreziku i karburanteve në zonat e banuara, drejtori i ISHTI-t: Duhet kujdes i veçantë
  • 4 years ago
Pikat e karburanteve të vendosura në zonat e banuara vijojnë të mbeten një rrezik për qytetarët. Mosrespektimi i kritereve bazë të sigurisë por edhe pakujdesia ka bërë që shpesh herë këto pika të përfshihen edhe nga flakët. Prej vitesh këto biznese gjenden rrëzë pallateve, mes lagjeve të populluara dhe në disa raste pranë shkollave. Ahmet Shehu drejtor i Inspektoratit Shtetëror Teknik dhe Industrial shprehet se pavarësisht se tregtimi i këtyre  lëndë në zonat e banuara përbën rrezik, nëse janë respektuar kërkesat e sigurisë nuk përbën problem.

?Kuptohet që janë lëndë të rrezikshme të gjitha produktet që tregtohen në stacionet e karburanteve, prandaj duhet kujdes i veçantë. Të gjithë operatorët duhet të jenë të trajnuar, të respektohen masat e mbrojtjes ndaj zjarrit. Gjithashtu nëse nuk respektohen kërkesat e sigurisë nga operatorët ashtu për mbrojtjen ndaj zjarrit si dhe të gjitha kërkesat thelbësore të cilat janë dhe ligjore përbëjnë rrezik, nëqoftëse respektohen në mënyrë të saktë dhe gjithmonë dhe kontrollet janë të vazhdueshme dhe në mënyrë permanente nga organet e miratuara, nga operatorët dhe nga të gjithë kontrollet që ushtrohen automatikisht nuk përbën problem? ? u shpreh drejtori i ISHTI, Ahmet Shehu.

Sa i takon shkeljeve të evidentuara Shehu shprehet se vetëm gjatë vitit 2019 Inspektoriati Shtetëror Teknik dhe industrial ka ndërmarrë 37 masa administrative lidhur me parregullsitë e konstatuara. ?Inspektoriati Shtetëror Teknik dhe Industrial nëpërmjet programeve vjetore dhe programeve mujore ushtron kontrolle të të gjitha stacioneve dhe biles kontrollet i ushtron me bazë risku. Më bazë risku më shumë janë stacionet sipas dendësisë dhe tek dendësia që shtrihen stacionet e karburanteve përfshihen edhe karburantet në zonat e banuara dhe vetëm në këtë vit ne kemi rreth 37 raste që kemi konstatuar, kuptohet në lidhje me ligjshmërinë, kushtet teknike dhe me mosrespektimin dhe me probleme të tjera të krijuara me rastet e aksidenteve?-u shpreh drejtori i ISHTI, Ahmet Shehu.

Vetëm pak ditë më parë një i ri me motor u përplas me depozitën e gazit në një pikë karburanti në hyrje të Kombinatit  duke këputur pistoletën e gazit e duke sjellë më pas shpërthimin e flakëve dhe djegien e gjithë pikës çka rrezikoi jetën e punonjësve të pikës po edhe banorëve përreth.
Recommended