I nxehti rëndon shëndetin mendor/ Kujdes të veçantë të kenë personat me stres, ankth e depresion

  • 4 years ago
Temperaturat e larta sjellin çrregullim të neutransmetuesve, duke sjellë rëndim të gjendjes fizike dhe psikologjike, për pasojë kjo është periudha kur problemet e shëndetit mendor rëndohen.

Sipas ekspertëve, gjatë verës shtohet numri i personave që kërkojnë ndihmën e mjekut psikiatër. Psikologia Adela Lamçe thotë se në spitalin psikiatrik ?Sadik Dinçi? në Elbasan kapacitetet e shtrimeve janë të plota, ndërkohë që punohet me monitorimin në distancë.

Kujdes të veçantë, sidomos në këtë periudhë të vitit, duhet të bëjnë personat që shfaqin shenja të stresit, ankthit e depresionit. Por sikur të mos mjaftonin temperaturat e larta, kjo periudhë ka qenë e pafavorshme edhe për shkak të pandemisë. Izolimi, frika nga virusi, por në shumë raste edhe prekja e ekonomisë familjarë për shkak të Covid, ka shtuar rastet e stresit dhe depresionit.

Shqipëria nuk ka studime të mirëfillta për numrin e pacientëve të prekur nga çrregullimet mendore, por referuar të dhënave në sistemin shëndetësor parësor në një vit kryhen mesatarisht 15.000 vizita, persona që kërkojnë ndihmën e mjekëve psikiatër për shkak të çrregullimeve dhe problemeve të shëndetit mendor.

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#AdelaLamçe#Temperaturat#TopChannel

Recommended