Top News - Covid-19 dhe gazetarët/ Reuters-po dëmton shëndetin mendor
  • 4 years ago
Raportimi mbi pandeminë e koronavirusit ka shkaktuar ankth dhe depresion te gazetarët. Kështu thotë një studim i bërë nga instituti ?Reuters? për Studimin e Gazetarisë dhe Universitetit të Torontos, studim i udhëhequr nga Dr. Anthony Feinstein, Profesor i Psikiatrisë në universitetin e Torontos dhe Meera Selva, Drejtore e Programit të ?Fellowship Journalist? në Institutin ?Reuters? për Studimin e Gazetarisë.


Studimi tregon se edhe gazetarëve me përvojë që punojnë për organizata të mëdha mediatike e të mirë-financuara, shpesh u duhet të luftojnë për të përballuar kërkesat mbi raportimin e pandemisë. Studimi u bë duke pyetur 73 gazetarë rreth punës së tyre dhe gjendjes emocionale. Anketa me gazetarët u zhvillua në qershor të vitit 2020, periudhë ku pothuajse të gjitha vendet u prekën nga Covid-19.

Të gjithë gazetarët e marrë në pyetje kanë punuar me histori që lidhen direkt me pandeminë. Rezultatet paraprake të studimit tregojnë se rreth 70% e gazetarëve vuajnë nga disa nivele shqetësimesh psikologjike, konkretisht 26% kanë ankth klinik i shoqëruar me simptoma shqetësimi, pagjumësie, lodhje dhe përqendrim i dobët.

Rreth 11% të gazetarëve të pyetur shfaqën simptomat e stresit post-traumatik që përfshin kujtime të një ngjarjeje traumatike të lidhur me Covid-19, ndjenjë faji, frikë, tmerr, turp, zemërim etj. Rezultatet paraprake të këtij studimi tregojnë se gazetarët punojnë në një presion shumë të lartë në mënyrë që mediat dhe të tjerët të dinë si t?i përgjigjen problemeve që ne kemi identifikuar.

?Këto janë rezultatet paraprake dhe puna vazhdon. Arsyet dhe zgjidhjet e mundshme do të diskutohen në analizat e mëvonshme dhe në botimet vijuese?- thonë studiuesit.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#AnthonyFeinstein#Journalist#TopChannel
Recommended