Gjithçka që duhet të dini për Vitaminën D, nutricionistja: Obezët kujdes! Merreni në mënyrë natyrale
  • 4 years ago
Vitamina D quhet ndryshe edhe vitamina e Diellit. Ajo është një element i rëndësishëm për shëndetin kockor dhe jo vetëm. Trupi jonë e siguron vitaminën D nëpërmjet ekspozimit në diell dhe dietës ushqimore.
E ftuar në emisionin ?Rreze Dielli? nutricionistja Hyrida Basha ka sqaruar kategorinë e njerëzve që kanë më shumë nevojë për vitaminën D. Ndonëse kjo vitaminë është shumë e rëndësishme për të gjithë njerëzit, ajo thotë se fëmijët deri në 1 vjeç, gratë shtatzënë dhe ato në periudhën e menopauzës e kanë më të nevojshme.
Sipas Bashës, është e rëndësishme që kjo vitaminë të mos merret me pilula në rastet kur nuk është e këshilluar nga mjeku.
Recommended