Lehtësimet graduale, mjeku Kalo: Tregoni kujdes e respektoni masat, mund të na përmbyset gjithçka
  • 4 years ago
Mjeku Tritan Kalo ka bërë thirrje që të gjithë qytetarët të respektojnë masat dhe të kujdesen që të ruajnë distancimin fizik dhe të mbajnë maska kurdoherë në mënyrë që dhe lehtësimi gradual të mos kthehet në bumerang dhe të na 'djeg' të gjithëve.

Kalo shprehet se deri tani vendi po ecën mirë, por nëse nuk kujdesimi për vetën në radhë të parë dhe të zbatojmë masat ky trend dhe mund të na përmbyset, prandaj mjeku kërkon kujdes maksimal qytetar gjatë hapjes graduale që ka nisur që ditën e sotme dhe do të vijojë me javët në vazhdim."Me hapjen e masave të mos të përkeqësoni shkallën e kujdesit ndaj vetes tuaj sepse ende jemi në gjysmën e rrugës pa e përshkruar këtë rrugë dhe kemi ende sfida të tjera për t'u përballuar në të ardhmen.Vetëndërgjegjësimi, kujdesi ndaj vetes, kujdesi ndaj të tjerëve, higjena personale, higjena kolektive, ushqyerja e shëndetëshme, respektimi i rregullave në levizjet publike, jo vetëm që nuk duhen nënvlerësuar, por duhen theksuar edhe më shumë", thekson Kalo.
Recommended