Diagnozë - Mira Xhixha: Kujdes! Jemi në stinën e alergjive, ja çfarë duhet të dini

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Alergjia është një reaksion i kohës që i ndodh organizmit nga një shkaktar që është normal në ambientin e jashtëm, i cili mund të jetë pluhur apo proteinë e buruar nga gjëra të ndryshme në natyrë, e cila nuk ka qëllim të krijojë sëmundje.
Jemi në fund të muajve të dimrit dhe doktoresha Mira Xhixha është bërë pjesë e emisionit shëndetësor 'Diagnozë' nga Freskida Miloti për të treguar disa gjëra për simptomat dhe ekzaminimet e alergjisë.

Ajo shpjegoi se po kapëercejmë virozat si gripi që merren nga rrugët e frymëmarrjes dhe jemi në fazën e alergjisë që ndahet në tre grupe sipas periudhave kohore, që bazohet në lulëzimin e bimëve.

Tashmë jemi në sezonin e hershëm polenik që fillon në fund të janarit deri në fund të marsit. Më pas është sezoni i madh polenik që fillon në fillim të prillit deri në fund të qershorit.

Më pas kemi muajt e verës deri në fund të tetorit që quhet sezoni i tretë polenik. Rreth sezonit të hershëm apo të vogël polenik, doktoresha tregoi se polenet që shkaktojnë më tepër alergji janë drurët e pemëve pasi janë më tepër prezente në ajër.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/mira-xhixha-kujdes-jemi-ne-stinen-e-alergjive-ja-cfare-duhet-te-dini

Recommended