Skandali me Fondin Pensional, Grubi: Carovska duhet të ketë kujdes me deklaratat

  • 5 years ago
Deputeti i BDI-së Artan Grubi gjatë debatit që u transmetua sot në mbrëmje në emisionin ?Programi 200?, ka komentuar edhe rastin e fundit me skandalin në Fondin Pensional. Sipas tij, paratë nuk kanë humbur, por kanë mbetur në Fond të pa shpërndara në Shtyllën e Dytë si pasojë e mosfunksionimit të sistemit. Grubi theksoi se ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Milla Carovska ka bërë një gafë dhe se duhet të ketë kujdes gjatë prezantimeve të saj në publik.

Ndryshe, para dy dite u zbulua skandali i mos-pagesës së kontributeve të 12 mijë personave në shtyllën e Dytë pensionale, drejtori i Fondit Pensional sot gjatë një konference të përbashkët me ministren Milla Carovska tha se paratë nuk janë tërhequr por kanë mbetur të pa-shpërndara. Kurse ministrja Carovska nuk beson se ky skandal ka të bëjë me probleme teknike, por sipas saj duhet hetuar edhe faktori njeri. Ndërkohë sektori civil bën thirrje që Prokuroria t?i shkojë deri në fund kësaj çështje.

Recommended