Enti Kombetar i Banesave nis punimet per pallatin e demtuar (9 Gusht 2000)
  • 4 years ago
Lajme Arkiva 2000
Me një kronikë të javës që shkoi ne pasqyruam shqetësimin e banorëve të këtij pallati. Pas ndërtimit themelet janë fundosur dhe muret janë çarë. Investitor i këtij pallati është Enti Kombëtar i Banesave. Drejtori i Përgjithshëm i këtij Enti, Roland Olli thotë se ndaj zbatuesit të projektit do të bëhet padi në Prokurori. Ndërsa pallatit do t'i bëhen punime përforcuese.
Gazetarja: A rrezikojnë banorët në këtë gjendje që është pallati sot?
Drejtori: Banorët nuk duhet t'a ndjejnë veten të rrezikuar pasi themelet e ndërtesës në fillim të vitit 1997 është bërë një ndërhyrje dhe është përforcuar themeli perimetral i ndërtesës. Pra kjo ka stopuar fenomenin e çarjeve ose fenomenin e uljeve që ndodhi në këtë banesë. Për t'i dhënë zgjidhje përfundimtare këtij fenomeni që më të vërtetë, familjet që banojnë të ndihen të sigurtë do të bëhet kjo ndërhyrje duke filluar që nga përforcimet e themelit, plintave dhe deri tek brezat antisizmik.
Gazetarja: Përgjegjësi ligjore a do të mbajë ndokush në këtë rast?
Drejtori: Përgjegjësi ligjore patjetër që do të mbahet qoftë nga personeli që ka ndjekur zbatimin e punimeve qoftë nga firma ndërtuese. Enti është përgatitur dhe do të bëje denoncim në Prokurori për firmën që ka zbatuar punimet. Njëkohësisht ka listuar në listat e zeza firmat që kanë zbatuar punimet. Pra kemi ndaluar pjesëmarrjen në investimet publike të kësaj firme.
Sipas drejtori Olli, firmat për punimet shtesë janë miratuar, tani pritet të fillojë zbatimi. Nga ana tjetër specialistët thonë se riparimi është si ëndrra, vërtet mbyll diçka, por përsëri ëndërr është./tvklan.al
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/
Recommended