“Bashkë për Shqipërinë”/ Të hënën konferenca për Shqipërinë, fatura e dëmeve 1 miliardë euro

  • 4 years ago
Këto pallate këtu në kombinat të shpallura të pabanueshme janë një pjesë e vogël e tablosë, së madhe të dëmeve nga tërmeti 26 Nëntorit. Vlera e dëmeve sipas përllogaritjeve zyrtare i kalon 900 milion euro.


Ylli ky banor i Kombinatit në Tiranë,e ka kthyer në ritual të përditshëm hipjen në biçikletë, për të udhëtuar nga banesa me qira, për të parë pallatin, tashmë me kryq të kuq, ku ka kaluar një pjesë të gjatë të jetës.

Si Ylli, janë me mijëra shqiptarë të cilët i kanë të lidhura shpresën me projektin e rindërtimit të qeverisë me një kosto prej 1 miliardë euro. Qeveria ka hedhur hapat e parë administrative duke miratuar shtatë zona ku do të rindërtohet sikurse, ka parashikuar 100 milion euro nga buxheti i shtetit, që do të përdoren për ndërtimin e banesave te reja.

Ndërkohë fondacionet bamirëse, vijojnë të mbledhin donacione që kanë arritur disa milionë euro, por vetëm organizata Rrënjët Shqiptare në Amerikë dhe Marin Mema, kanë nisur ndërtimin e tre shtëpive në Shijak dhe një tjetër në Tapizë. Kryeministri Edi Rama pak kohë më parë deklaroi se fatura e rindërtimit është e papërballueshme për vendin tonë, pasi përbën 7 deri në 8 % të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

E hëna do të jetë një ditë e rëndësishme për Shqipërinë pasi përmes konferencës së donatorëve në Bruksel, shpresohet të mblidhet një shumë e konsiderueshme monetare e cila do të përdoret për rindërtim.

Konferenca ?Bashkë për Shqipërinë? do të çelet nga presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen, pasuar nga deklaratat e kryeministrit Edi Rama dhe presidentit të Këshillit Europian Charles Mitchel. Vendet pjesëmarrësve në këtë konferencë dhe organizatat ndërkombëtare do të kenë në dispozicion 120 minuta për të paraqitur donacionet e tyre.

Një ditë më parë shefi diplomacisë holandeze Stef Blok tha se vendi i tij do të japë një donacion me vlerë 3 milion euro.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#BashkePerShqipërine#Konferenc#TopChannel

Recommended