Report TV -Konferenca e donatorëve për Shqipërinë më 17 shkurt
  • 4 years ago
Më 17 shkurt në Bruksel do të zhvillohet konferenca e donatorëve të BE për Shqipërinë pas tërmetit tragjik të 26 nëntor. Lajmin e ka dhënë presidentja e Komisionit Europian Ursula Von Der Leyen gjatë konferencës së përbashkët me kryeministrin e Koracisë , Andrej Plenkoviç me rastin e marrjes së kryesimit të BE-së nga ky vend.

"Jemi të lumtur që konferenca e donatorëve do të zhvillohet me 17 shkurt, pas tërmetit tragjik që goditi Shqipëinë. Do të përpiqemi të ndihmojmë Shqipërinë në fazën e rindërtimit. Muajit e ardhshëm janë të rëndësishëm për Balkkanin Perëndimor" tha Ursula Von Der Leyen.

Më pas presidentja e KE është shprehur se tashmë me marrjen e presidencës së BE-së nga Kroacia që është një vend që sapo ka hyrë në Bashkimin Evropian, do të punojnë fortë që edhe për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut të gjendet një rrugë për të hapur negociatat e anëtarësimit.

" Samiti i Zagrebit do të jetë mjaft i rëndësishëm, për të vënë para procesin e zgjerimit. Duhet të reflektojmë si ta përmirësojmë procesin e anëtarësimit. Do të përpiqemi të bëjmë të pamundurën për negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, që dy vendet të plotësojnë kriteret e duhura për të arritur këtë. Do punojmë për të vënë para procesin e zgjerimit. Do të përmirësojmë këtë. Do të vazhdojmë të bëjmë të pamundurën për anëtarësimin dhe procesin e negociatave per të dy vendet dhe që të plotësojnë kriteret e duhura. " tha më tej presidentja e KE.
Recommended