Report TV - Konferenca e donatorëve për tërmetin, Rama takon Merkel
  • 4 years ago
BERLIN- Kryeministri Edi Rama ka takuar ditën e sotme kancelaren gjermane Angela Merkel lidhur me Konferencën e Donatorëve që do të zhvillohet në datë 17 Shkurt në Bruksel. Lajmin e bëri të ditur dje vetë kreu i qeverisë, teksa postoi në rrjetet sociale nga avioni ku shkruante: "Për në Berlin për takimin me Kancelaren Merkel, enkas për Programin e Rindërtimit në vigjilje të Konferencës së Donatorëve, që do të mbahet në Bruksel më 17 shkurt".

Referuar burimeve zyrtare, takimi u zhvillua në orën 10:15, e ndërsa pritet të mbajnë një konferencë të përbashkët për shtyp.Fatura e dëmit është 1 mld euro, e megjithatë që bilanci përfundimtar të dalë në 4 shkurt, 13 ditë para Konferencës së donatorëve, siç ka bërë më herët të ditur Rama. Teksa prezantoi platformën online, Rama sqaroi se nuk pret që nga kjo konferencë të derdhen miliona apo që të mblidhet shuma që të mund t'i përballojë të gjitha dëmet, një ndihmë për të mos e përballuar të vetëm të post-tragjedi.
Recommended