Ora News - Më 17 shkurt konferenca e donatorëve për të ndihmuar Shqipërinë
  • 4 years ago
#rtvora #oranews

Shtetet anëtare BE, partnerët e Ballkanit Perendimor, organizatat ndërkombëtare, përfshirë Kombet e Bashkuara dhe Bankën Botërore do të marrin pjesë në Konferencën e donatorëve që do të mbahet me 17 shkurt në Bruksel për t?i ardhur në ndihmë Shqipërisë për procesin e rindërtimit të banesave të dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Presidentja e KE-së Ursula von der Leyen gjatë konferencës për shtyp me kryeministrin e Kroacisë.

?Bashkimi Europian është i lumtur që konferenca e donatorëve do të zhvillohet me 17 shkurt, pas tërmetit tragjik që goditi Shqipëinë. Do të përpiqemi të ndihmojmë Shqipërinë në fazën e rindërtimit.?

Muajit e ardhshëm janë të rëndësishëm për Ballkanin Perëndimor, pasi pritet që para samitit të Zagrebit, Komisioni Evropian do të publikojë edhe një raport paraprak për Shqipërinë si dhe do të bëhët publike edhe platforma e re për zgjerimin e unionit.

"Samiti i Zagrebit do të jetë mjaft i rëndësishëm, për të vënë para procesin e zgjerimit. Duhet të reflektojmë si ta përmirësojmë procesin e anëtarësimit pasi metodologjia e re e zgjerimit do të prezantohet para samitit të Zagrebit. Do të përpiqemi të bëjmë të pamundurën për negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, që dy vendet të plotësojnë kriteret e duhura për të arritur këtë."

Me këtë metodologji, presidenti francez Macron ka kushtëzuar dhënies e dritës së gjelbër për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut gjatë samtit të Zagrebit.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/me-17-shkurt-konferenca-e-donatoreve-te-ndihmuar-shqiperine-pas-termetit

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Recommended