Report TV - Procesverbali, 8 anëtarët e KLD që mbrojtën gjyqtarin që merr ryshfet
  • 6 years ago
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, organi bazë i Vetingut, ka sinjalizuar dje mundësinë e shkarkimit të gjyqtarit të Gjykatës Administrative të Shkodrës, Ahmet Jangulli, me argumentet se ka fshehur pasurinë, ka marrë ryshfet për të nxjerrë njerëz nga burgu, zvarrit çështjet, shkruan vendimet në mënyrë të pakuptueshme etj. Ahmet Jangulli është pjesë e listës së gjyqtarëve, për të cilët Ministria e Drejtësisë ka vënë në lëvizje Këshillin e Lartë të Drejtësisë, duke i kërkuar shkarkimin e tyre nga detyra, për shkelje të rënda që diskreditojnë figurën e gjyqtarit. "Shqiptarja.com" zbardh procesverbalin e mbledhjes së KLD, mbajtur në datën 12.06.2018, ku shumica e anëtarëve kanë votuar kundër kërkesës së ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj, për shkarkimin nga detyra të gjyqtarit Jangulli, për zvarritje gjykimi në 5 çështje administrative. Anëtarët 
Referuar procesverbalit të mbledhjes, anëtarët e KLD Gjin Gjoni, Brunilda Kadi, Eneida Civici, Petrit Çomo, Ridvan Hado, Neritan Cena, Gerd Hoxha dhe Astrit Haxhialushi kanë votuar kundër kërkesës për shkarkimin e gjyqtarit Jangulli. Ndërkaq, kryetari i KLD, Ilir Meta, ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj dhe anëtari Vangjel Kosta kanë votuar pro shkarkimit të gjyqtarit. Anëtari i KLD, Xhezair Zaganjori, në cilësinë kryetarit të Gjykatës së Lartë, rezulton se nuk ka marrë pjesë në votim. 

Pretendimet e Ministrisë së Drejtësisë 
Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj ka pohuar në KLD se gjyqtari Jangulli ka kryer shkelje të rënda që diskreditojnë pozitën dhe figurën e gjyqtarit gjatë ushtrimit të detyrës. ?Propozimi për marrjen e masës disiplinore ka ardhur në vijim të konstatimeve të dala nga hetimi disiplinor i kryer nga Inspektorati i KLD-së, i cili bazuar në urdhrin e verifikimit datë 04.03.2016 ka verifikuar ankesën e paraqitur nga Drejtoria e Policisë së Shtetit ndaj veprimtarisë së gjyqtarit Ahmet Jangulli të Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Shkodër për zvarritje gjykimi në 5 çështje administrative. Në përfundim të verifikimit të kryer, Inspektorati i KLD-së, me relacionin e datës 26.04.2017 ka konkluduar se gjyqtari Ahmet Jangulli ka shkelur në mënyrë të pajustifikuar dhe të përsëritur, dispozitat urdhëruese procedurale, duke cenuar procesin e rregullt ligjor?, ka pohuar Gjonaj.
Recommended