Ora News - PAK merr ne hetim gjyqtarin e KPA Luan Daci: Fshehu shkarkimin. Pezullohet nga detyra

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews
Gjyqtari Luan Daci pezullohet nga funksioni i Gjyqtarit në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, ndërkohë SPAK ka nisur hetim pasi akuzohet se ka falsifikuar dokumentet duke fshehur dokumentin e shkarkimit ne momentin e aplikimit ne KPA.

Kallëzimi për Luan Dacin u be nga ish anetari i KLP Besnik Cani edhe ky shkarkuar nga KPA, informon gazetarja e Ora News, Keti Banushi.

Ndërkohë Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, ka rregjistruar proçedimin penal Nr.56, viti 2020 për veprën penale ?Falsifikimi i dokumenteve?, të parashikuar nga neni 186, paragrafi (1) i Kodit Penal.

"Nga veprimet hetimore të kryera lidhur me këtë proçedim penal është provuar se shtetasi Luan Daci, me funksion Gjyqtar në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, në aplikimin e kryer prej tij në datën 03.02.2017 për t?u emëruar në funksionin e mësipërm, ka paraqitur rrethana të rreme, duke mos deklaruar faktin se ndaj tij është marrë më parë masa disiplinore ?largim nga puna?.

Shtetasi Luan Daci në vitet 1994-1997 ka ushtruar funksionin e Gjyqtarit në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Këshilli i Lartë i Drejtësisë, pas propozimit të Ministrit të Drejtësisë, me vendimin Nr.6, datë 24.12.1997, në nenin 1 të tij, ka vendosur: ?Z.Luan Daci, largohet nga detyra e gjyqtarit për shkelje të ligjës dhe paaftësi në detyrë?.

Për më shumë lexoni në:
https://oranews.tv/article/pezullohet-nga-detyra-luan-daci-gjyqtari-i-kpa-ne-hetim-falsifikim-dokumentesh

Ndiqni emisionin e plotë këtu: https://youtu.be/GKrXnxl_OvE

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Recommended