Ora News - Basket femra/ Tirana mposht mes drithërimash Flamurtarin, merr kreun

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ndeshje rivalesh në Vlorë. Për të përcaktuar skuadrën fituese duhen madje edhe minutat shtesë.

Flamurtari-Tirana në basketboll për femra ka qenë gjithmonë një ndeshje e tillë,dhe takimi i të shtunës i ka përligjur të gjitha. Një takim i luftuar dhe me mjaft rivalitet,ndërsa ne fund Tirana del fituese nga Vlora.

Ka nisur me luftë të fortë sportive dhe ashtu ka vijuar gjatë gjithë pjesës së parë,ku asnjë nga skuadrat nuk mund të shkëputej për të krijuar avantazh të favorshëm.

Tirana e bën në periodën e tretë të takimit, duke u shkëputur deri në 10 pikë, kur rezultati rregjistrohej në shifrat 54-44 për ekipin bardheblu. Por Flamurtari nuk ka ndërmend të barazohet dhe 10 minutat e treta mbyllen me një avanatzh të lehtë të Tiranës, me dy pikë.

Perioda e katërt dhe e fundit është e gjitha për tu shijuar dhe takimi është mjaft i luftuar nga të dyja skuadrat. Tirana kërkon të shkëputet, por fundi i takimit rregjistron shifrat e barabarta 68-68.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/basket-femra-tirana-mposht-mes-dritherimash-flamurtarin-merr-kreun

Recommended