Ora News - Basket femra/ Flamurtari "leksione" Studentit, titulli shihet më pranë

  • 5 years ago
#oranews

Fitore e lehtë dhe e dominuar e Flamurtarit në basketboll për femra, teksa ekipi vlonjat ka fituar 92-61 përballë Studentit. Në takimin e luajtur në Pallatin e Sportit "Flamurtari" të qytetit të Vlorës, vajzat kuqezi nuk kanë hasur aspak vështirësi përballë Studentit, duke arritur që në minutat e para të shkëputet deri në 10 pikë 17-7 dhe vijuar më pas me thellimin e rezultatit.

Trajneri Viron Toska ka nisur ndeshjen me formacionin më të mirë, ndërsa nga ana tjeter Studenti me vajza të reja është munduar të bëj rezistencë, por vetëm në periodën e pare e cila është mbyllur 22-17 për Flamurtarin. Megjithatë ekipi vlonjat ka thelluar gjithçka ka në periodën e dytë dhe e mbyllur pjesën e parë në shifrat 52-31.

Me rifillimin e takimit, Flamurtari ka nisur të thelloje edhe më shumë duke kërkuar të luajë qetë në vijim dhe kështu ka ndodhur. Ndërsa gjatë ndeshjes por kryesisht në periodën e fundit në parket kanë zbritur edhe vajzat e reja, me takimin që mbyllet në shifrat 92-61 për Flamurtarin.

Tashmë ekipi vlonjat udhëton javën e ardhshme drejt Shkodrës për tu ndeshur me Vllazninë, ndërsa ekipi vlonjat mbetet në luftë për titull, ku për fazën play-off, Flamurtari pritet të përforcohet sërish me dy ose tre afrime lojtarësh nga tregu i huaj.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/basket-femra-flamurtari-leksione-studentit-titulli-shihet-me-prane

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended