RTV Ora - AKU kontrolle intensive në marketet pranë bregdetit

  • 5 years ago
#rtvora
Në një kohë që ka nisur sezoni turistik Autoriteti Kombëtar i ushqimit ka intensifikuar kontrollet në markete dhe restorante.Nga kontrollet ka rezultuar se ka pasur një sërë shkeljesh dhe si rezultat janë vënë gjoba që arrijnë në total në 3 mln lekë si dhe është bllokuar aktiviteti i një subjekti.

Autoriteti i ka përqëndruar kontrollet në Golem e Tiranë ku në subjektin ?market? me aktivitet ?tregtim produktesh ushqimore? u konstatua se ushtronte veprimtarinë pa u pajisur me licensën përkatëse ?Shitje me shumicë e produkteve me origjinë shtazore për njerëz? .

Për këtë shkelje AKU mori masën ?Gjobë? me vlerën 2,000,000 lekë për ushtrim të aktivitetit duke mos disponuar liçensën përkatëse.

Ndërsa në kontrollin e ushtruar në një restorant në Golem u konstatua se subjekti ushton aktivitetin në kushte të papërshtatme higjeno-sanitare ndërsa në kuzhinë kishte prezencë të sendeve të tepërta dhe pajisje të amortizuara me prani të ndryshkut, muret kishin prezencë lagështire dhe kishte prani të insekteve.

Në momentin e kontrollit në subjekt u konstuan produkte me afat të kaluar.

Nisur nga kjo ndaj subjektit u vendos bllokim aktiviteti si dhe gjobë në vlerën e 900 mijë lekëve.

Ndërsa në subjektin e tretë i cili ishte restorant në kryeqytet u konstatua se nuk zbatohej plani i vetëkontrollit.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit paralajmëron se do të vijojë kontrollet rigoroze për të garantuar zbatimin e ligjit në të gjithë zinxhirin ushqimor dhe ofrimin e produkteve ushqimore të sigurta për të gjithë konsumatorët, me qëllim garantimin e një sezoni turistik veror të shëndetshëm.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/aku-kontrolle-intensive-ne-marketet-prane-bregdetit
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended