RTV Ora - “Krimet” në 24 orë, makina përplas fëmijën pranë shkollës në Elbasan
  • 5 years ago
#rtvora
Një aksident i rëndë me plagosjen e një nxënësi shkolle në Elbasan, një pengmarrje ne Peqin dhe një tentativë për të djegur me benzinë një të moshuar janë disa nga ngjarjet e rënda të regjistuara në orët e fundit në disa qytete.

Një 12-vjeçar është në gjendje të rëndë në Elbasan pasi u përplas nga një makinë ndërsa po shkonte në shkollë.

Ngjarja ndodhi në fshatin Mengël.

Fëmija ka marrë plagë të rënda dhe ndodhet nën kujdes mjekësor, ndërsa policia ndaloi drejtuesin e mjetit nga Tirana, E.P.

Rruga Elbasan-Librazhd është e njohur për numrin e lartë të aksidenteve, ndërsa vërehet se pranë shkollës së Mengëlit mungon mbikalimi që mund të përdoret nga nxënësit e shkollës.

Në Durrës, një 67-vjeçar ndodhet në gjendje të rëndë, por jashtë rrezikut për jetën pasi një bashkëmoshtar tentoi ta djegë me benzinë.

Autori Iliaz Rupiku dhe Kamber Shera mësohet se kishin një debat të vjetër për një kioskë.

Ndërsa pasditen e së hënës i janë rikthyer përplasjeve që për pak përfundoi në një tragjedi në mes të Durrësit.

Ndërkohë një 28 vjeçar nga Bulqiza është mbajtur disa orë peng nën kërcënimin e armëve në Peqin.

Ai ka përfunduar më pas në pranga pasi ka tentuar të fshehë ngjarjen.

Motivet e pengmarrjes mbeten të paqarta, ndërsa në kërkim është shpallur një 25 vjeçar, banues nga Tirana.

Një 39-vjeçar lindur në Irak dhe banues në Angli është arrestuar nga policia kufitare e Kapshticës për llogari të drejtësisë gjermane.

Sipas Policisë ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprën penale të "Evazionit fiskal në 199 raste", kryer në kuadrin e organizatës kriminale.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/shoferi-nga-tirana-perplas-me-makine-12-vjecarin-ne-elbasan
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended