Ora News - Në sitë bizneset përgjatë bregdetit, 494 kontrolle

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Vijojnë kontrollet ndaj subjekteve që ushtrojnë aktivitet përgjatë bregdetit. Strukturat e zbatimit të organeve tatimore vetëm në një muaj kanë kryer në total 494 kontrolle, nga të cilat 225 subjekte kanë rezultuar me shkelje tatimore me vlerë rreth 8.4 milionë lekë.

Burimet zyrtare thanë se janë intensifikuar kontrollet në subjektet turistike që kryejnë aktivitet ekonomik në Vlorë, Radhimë, Orikum, Llogara, Drimadhes, Jalë dhe Palasë.shkeljet më të mëdha të konstatuara lidhen me moslëshimin e kuponit tatimor,subjektet e paregjistruara si dhe mallra të pashoqëruara me dokumentacion tatimor.

Kontrollet dhe penalitet për përdorimin e pajisjeve fiskale, për subjektet e kontrolluara ka rezultuar rritje e xhiros me 42% dhe numri i kuponave me 47%, kjo krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Gjithashtu kontrollet e ushtrura kanë ndikuar edhe në rritjen e numrit të punësuarve të regjistruar.

Administrata Tatimore është e angazhuar për të vijuar kontrolluar dhe verifikuar nga afër situatën në të gjitha zonat turistike të vendit në mnyrë që të shmangen abuzimet me turistët.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/ne-site-bizneset-pergjate-bregdetit-494-kontrolle

Recommended