Ora News - Dyndje në kufi, 250 mijë shtetas hynë në Shqipëri përgjatë javës në Kakavijë e Kapshticë

  • 4 years ago
#rtvora #oranews
Të paktën 250 mijë persona dhe 70 mijë automjete kanë hyrë në Shqipëri përmes pikës kufitare të Kapshticës dhe Kakavijës përgjatë javës.

Për eliminimin e radhëve të gjata policia kufitare po aplikon kontrollet e lehtësuara kufitare.

Njëkohësisht, në Kapshticë e Kakavijë vijon bashkëpunimi mes dy policive, me qëllim që edhe ajo greke të aplikojë masa të njëjta për të siguruar një lëvizje të njëtrajtshme dhe eliminuar radhët.

Policia kufitare informon se janë shtuar edhe kontrollet ne vijën e dytë në dalje, me qëllim parandalimin dhe goditjen e tentativave të mundshme për trafikim të lëndëve narkotike duke përfituar edhe nga fluksi.

Në bazë të analizave të riskut, mjetet me risk kalohen në vijën e dytë dhe në skaner, për kontroll më të imtësishëm.

Gjithashtu edhe në kufirin jeshil janë shtuar patrullimet në bashkëpunim me FRONTEX-in dhe me Policitë Kufitare greke, me qëllim kontrollin e kufirit, për të parandaluar dhe goditur paligjshmërinë.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/dyndje-ne-kufi-250-mije-shtetas-hyne-ne-shqiperi-pergjate-javes-ne-kakavije-e-kapshtice

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Recommended