RTV Ora - Policia kontrolle masive, 1600 efektivë në terren për të zbuluar kanabis

  • 5 years ago
#rtvora
Plotë 1600 efektivë policie kanë zbritur në terren për të kontrolluar dhe parandaluar kultivimin e lëndëve narkotike në vend.

Prej ditës së djeshme policia e mbështetur edhe nga policia kufitare dhe Forcat e Lëvizshme Operacionale kanë ushtruar kontroll masiv të territorit në zbatim të detyrave të përcaktuara në Planin e Veprimit, për marrjen e masave për kontrollin periodik të territorit, me qëllim goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit, prodhimit, mbajtes dhe trafikimit të lëndëve narkotike.

"Si rezultat i kontrollit, në të gjithë vendin janë evidentuar dy raste, një rast në Malësinë e Krujës me 93 bimë dhe një rast në Gjorm të Vlorës me 40 bimë narkotike, të dyshuara kanabis", sqaron policia

Njëkohësisht, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit ka pajisur çdo drejtori vendore me dron, me qëllim kontrollin sa më të mirë të territorit, edhe në vendet ku forcat e policisë e kanë të vështirë të kontrollojnë për shkak të terrenit.

Po në kuadër të kontrollit të territorit, vijon monitorimi nga ajri nga ana e Guardia di Financa, duke bashkëpunuar dhe koordinuar veprimet me grupet e konrollit nga toka, me qëllim verifikimin e çdo koordinate, ku dyshohet se mund të ketë të kultivuara bimë narkotike.

Kontrolli i territorit dhe monitorimi nga ajri do të vijojë edhe në ditët e ardhshme në përmbushje të prioritetit kryesor, atë të parandalimit të kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/policia-kontrolle-masive-1600-efektive-ne-terren-te-zbuluar-kanabis

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended