Ora News - Policia “zbarkon” në terren, kontrolle në rrugët e vendit

  • 4 years ago
#rtvora #oranews

Në rrugët të ndryshme të vendit janë ngritur postblloqe të Policisë Rrugore dhe jo vetëm. Në qytetin e Vlorës, postblloku është ngritur në hyrje të autostradës Vlorë-Levan. Sipas gazetarit të Ora Neës Edi Ruçi, policia po kontrollon të gjitha mjetet, kryesisht makinat e shtrenjta për dokumentacion.
Por, në fokusin e efektivëve blu janë dhe furgonat apo autobusët që nsien drejt Tiranës, që siç raporton korenspodenti, nuk ka qëllim pengimin e protestuesve por kontrollet për sende të ndaluara.

Veturat e vogla po kontrollohen për dokumentacionin por edhe për sende të forta apo të ndaluara. Kontrolle të shtuara të policisë ka pasur edhe në qytetin e Korçës. Postblloku i policisë është ngritur në hyrje të këtij qyteti, në fshatin Çiflig.

Burime nga policia bëjnë me dije se kontrollet po kryhen për automjete të dyshimta dhe persona me precedent penalë, armbëmbajtje, apo persona në kërkim. Kontrollet do të jenë edhe për mjetet apo autobusët që do të nisen në tubimin e thirrur nga Meta në orën 17:00, raporton korenspodenti i RTV ORA.

Kujtojmë se sot pasdite mbahet tubimi i thirrur nga Presidenti Meta me motivin: mbrojtja e Kushtetutës. Policia e Tiranës do të angazhojë 1000 efektivë për të siguruar mbarëvajtjen e këtij tubimi. Ndërkohë leja për mbajtjen e tubimit është vetëm dy orë.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/policia-zbarkon-ne-terren-kontrolle-ne-rruget-e-vendit

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Recommended