Ora News - Policia "blindon" hyrjet dhe daljet në Fier, kontrolle për personat e shpallur në kërkim
  • 4 years ago
#rtvora #oranews

Vazhdojnë kontrollet e policisë së shtetit në Fier.

Postblloqet janë vendosur në hyrje të qytetit, pranë vendit të quajtur "Vija e Ngjalës" dhe në dalje në aksin Fier-Vlorë.

Në fokus të kontrolleve kanë qenë personat që rezultojnë të shpallur në kërkim për armë apo drogë.

Mësohet se kontrollet rutinë do të vijojnë edhe ditët e ardhshme.

Ndërkohë, policia e Shtetit i është rikthyer aksioneve blitz me në fokus personat me precedentë penale dhe automjetet luksoze me probleme në dokumentacion në të gjithë.

Blutë të mbështetur nga Forcat e Ndërhyrjes së shpejtë kanë ngritur postblloqe dhe ushtrojnë kontrolle në pika kyçe të lëvizjes.

Sipas Policisë, mjetet kontrollohen dhe për dokumentacionin dhe nëse drejtuesit e tyre qarkullojnë me armë me vete.

Operacionet nisën mbrëmjen e së premtes dhe vijuan edhe përgjatë të shtunës në Fier, Elbasan, Korçë, Sarandë e qytete të tjera.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/policia-kontrolle-ne-hyrje-dhe-dalje-te-fierit-ne-fokus-personat-e-shpallur-ne-kerkim

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Recommended