Ora News - Mallakastër, FNSH kontrolle në rrugë dhe lokale, kapen dy persona në kërkim

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Dy persona të shpallur në kërkim janë arrestuar nga policia e Mallakastrës. Në pranga janë vënë shtetasit Fatmir Merkaj 26 vjeç dhe Muharrem Saliaj 65 vjeç, ndërsa janë shoqëruar për verifikim edhe 8 persona të tjerë.

Arrestimi i tyre u bë pas kontrolleve të policisë dhe FNSH në lokale dhe akse rrugore për kapjen e personave të shpallur në kërkim.

Policia thotë se "Fatmir Merkaj, 26 vjeç, banues në Kutë, Mallakastër ishte shpallur në kërkim nga policia e Fierit për veprën penale "Tentativë vrasje", për të cilën Gjykata e ka dënuar me 6 vite burgim. Në datën 20.08.2016, në fshatin Kutë, për motive të dobëta ka tentuar të vrasi me armë zjarri shtetasin T.A, 40 vjeç.

Ndërsa Muharrem Saliaj, 65 vjeç, banues në Fier u ndalua për llogari të policisë Gjirokastër pasi ishte i shpallur në kërkim për veprën penale "Trafikim i lëndëve narkotike", për të cilën Gjykata ka dhënë masën e sigurisë "Arrest me burg".
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/mallakaster-fnsh-kontrolle-ne-rruge-dhe-lokale-kapen-dy-persona-ne-kerkim

Recommended