Goditi me gur policin e FNSH-së, pranga punonjësit të Bashkisë Mallakastër
  • 5 years ago
Punonjësi i Bashkisë së Mallakastrës i cili goditi punonjësin e policisë të FNSH-së me gur në kokë gjatë protestës së djeshme të zhvilluar në Fier ka rënë në prangat e policisë.

Shtetasi me iniciale P.I, 56 vjeç, me detyrë inspektor mjedisi në Bashkinë Mallakastër, u arrestua rreth orës 13:10 të ditës së sotme

Identifikimi i tij u bë pas analizimit të pamjeve filmike dhe provave të tjera të mbledhura.

Në vijim të veprimeve të kryera, policia e Fierit ka vënë nën hetim edhe 10 shtetas, si edhe janë shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e 2 shtetasve të tjerë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale "Kundërshtim me dhunë i punonjësit të policisë së rendit publik", "Goditje për shkak të detyrës" dhe "Organizim dhe pjesëmarrje në grumbullime dhe manifestime të paligjshme".
Recommended