Ora News - Fier, goditi me gurë policin gjatë protestës, arrestohet punonjësi i bashkisë Mallakastër
  • 5 years ago
#oranews
Analizimi i pamjeve filmike ka zbuluar edhe identitetin e personit që qëlloi me gur në kokë, efektivin e forcave të ndërhyrjes së shpejtë në Fier gjatë protestës së opozitës .

Policia ka prangosur mesditën e së dielës 56 vjeçarin Pellumb Isufaj me detyre inspektor mjedisi në Bashkinë e Mallakastrës, i cili u identifikua si personi agresiv.

Ndërkohë janë vënë nen hetim në lidhje me ngjarjen dhe 10 shtetas, si edhe janë shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e 2 shtetasve të tjerë. Ata akuzohen për "Kundërshtim me dhunë i punonjësit të policisë së rendit publik", "Goditje për shkak të detyrës" dhe "Organizim dhe pjesëmarrje në grumbullime dhe manifestime të paligjshme".

Polici i FNSH-së Aranit Karemani u plagos me gurë në kokë, gjatë protestës që PD organizoi ditën e djeshme në qytetin e Fierit, në të njëjtën kohë kur kryeministri Rama po organizonte takim me banorët e zonës.

Me pankarta në duar dhe thirrje 'Rama ik' në një moment situata mes protestuesve dhe policisë u tensionua, ndërsa kryetari i degës së Partisë Demokratike në Fier, Luan Baçi akuzoi efektivët për provokim.

Në lidhje me arrestimin e inspektorit të Bashkisë së Mallakastrës, ka reaguar edhe Kryetari i Bashkisë se Agron Kapllanaj. I kontaktuar ne telefon nga RTV Ora Kapllanaj ka thënë se inspektori i arrestuar nuk ka qenë në proteste dhe se ai karakterizohet si nje intelektual, i qetë dhe i sjellshëm.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/goditi-me-gure-policin-gjate-protestes-ne-fier-arrestohet-punonjesi-i-bashkise-mallakaster

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended