Report Tv -Flet per report tv Hajredin Serianaj nenkryetari bashkise Mallakaster

  • 6 years ago
REPORT TV publikon pamjet e djegies së makinës së n/kryetarit të PD në Mallakastër, Hajredin Serjanaj, ndërsa PD akuzon policinë se hesht dhe nuk po zbardh ngjarjen. Në videon e publikuar nga Report Tv, në datë 24 gusht në orën 01:44:44 shfaqen dy persona të maskuar, që pasi hedhin lëndën djegëse në makinën tip 'BMW' të n/kryetarit largohen me shpejtësi nga vendi i ngjarjes, por janë ?kapur? nga kamerat e sigurisë.

Pas publikimit të videos në një lidhje telefonike për Report Tv, Hajredin Serjanaj akuzoi policinë se tentoi ta mbyllte ngjarjen si aksident, ndërsa shtoi se qëllimi i autorëve ishte asgjësimi i tij, pasi vendi ku ishte parkuar makina ishte shumë pranë dhomës së gjumit.

Faktet tregojnë se zjarrvënia ka qenë e qëllimshme. Ne kemi pamjet, që tregojnë s makina mori flakë menjëherë, sikur duket nga pamjet e kamerave. Unë nuk kam pasur konflikte personale, gjithmonë kam qenë në terren për ndërtimet pa leje, konfliktet e pronësisë dhe problemet e tjera. Unë mendoj se lidhet me detyrën. Policia erdhi në vendin e ngjarjes dhe ka pasur një tentativë për ta pasqyruar si ngjarje jo të qëllimshme. Shefi Ballshit tha është më mirë ta nxjerrim aksident dhe pasi ka ardhur n/ drejtori i Fierit, shefi i krimeve u ka thënë është aksident dhe në media është shfaqur si ngjarje aksidentale. Unë nuk dyshoj në emra konkretë, unë jam në një detyrë që përballem cdo ditë. Kur ndodhi shpërthimi unë isha në banesë bashkë me familjen time. Familja u rrezikua nga shpërthimi, pasi dera ishte hapur. Kjo ishte një tentativë jo vetëm për djegien e makinës por edhe asgjësimin tim, pasi ishte shumë pranë dhomës së gjumit. Në polici jam thirrur njëherë për dëshminë pas ngjarjes.

Hajredin Serjanaj
Ndërkohë që Partia Demokratike akuzon se policia po tenton që ta mbyllë sulmin, që e cilëson të qëllimshëm. Selia blu përsërit atë që tha Hajredin Serjanaj për Report Tv se ?shefi i krimeve në Komisariatin e Policisë Mallakastër i ka kërkuar zv/kryetarit të Bashkisë Serjanaj ta mbyllin këtë ceshtje, duke e quajtur aksident, me shpjegimin se keshtu do te ishte me mire per te dy palët?.

Nje krim i rende ka ndodhur para 3 ditesh, por policia hesht dhe vazhdon perpjekjet per ta mbyllur sulmin e qellimshem ndaj nenkryetarit te Bashkise Mallakaster, njekohesisht nenkryetar i PD, Hajredin Serjanaj. 3 dite me pare, ne te gdhire te 24 Gushtit, ora 01.45, dy persona i kane vene flaken me lende djegese makines se nenkryetarit Serjanaj, i njohur si nje nga zyrtaret me korrekt dhe pa konflikte. Policia e Rames dhe Xhafes eshte faktuar edhe ne kete rast se eshte ne sherbim te krimit, jo te qytetarit te ndershem! Ne vend qe te beje publik rastin dhe te coje zjarrvenesit para pergjegjesise penale, me urdher te nendrejtorit te Policise se Fierit, po tentohet mbyllja si shperthim aksidental. Pavaresisht se policia ka pare me pamje se djegia e makines eshte e qellimshme, shefi i krimeve ne Komisariatin e Policise Mallakaster i ka kerkuar zvkryetarit te Bashkise Serjanaj ta mbyllin kete cesh...