Ora News - "Vrasje, rrëmbim personi, vjedhje", kush janë 16 personat më të kërkuar në Fier

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Një ditë pasi shpalli 8 personat më të kërkuar për qarkun e Vlorës, policia e shtetit ka bërë publikë emrat e 16 personave në kërkim me rrezikshmëri shumë të lartë, në qarkun Fier.

Veprat penale të kryera prej tyre janë vrasje, rrëmbim personi dhe vjedhje me pasojë vdekjen.

Përsonat në kërkim janë të dënuar me burgim të përjetshëm ose 25 vjet burg. Mes të dënuarve për rrëmbim personi është dhe një femër.

Për 8 prej të kërkuarve policia nuk disponon foto.

Lista nis me Ëngjëll Ibrahimin të dënuar me burgim të përjetshëm për vrasje dhe vijon me Flamur Ndinon, Viktor Pelivanin, Sokol Hoxhën, Hasan Liçaj, Ilir Taraj, Mane Driza, Fatos Hoxhaj, Mirjan Braka, Alban Tushe, Genci Tesho, Artan Yzeiri, Dritan Idrizaj, Hair Seitaj, Afrim Barjamaj, Floresha Ndino.

Policia e Shtetit fton cilindo që ka djeni mbi vendndodhjen e tyre të telefonojë Policinë në numrin pa pagesë 112, duke ju garantuar anonimatin.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/vrasje-rrembim-personi-vjedhje-kush-jane-16-personat-me-te-kerkuar-ne-fier

Recommended