Ora News - Këta janë 8 personat më të kërkuar në qarkun e Vlorës për "Vrasje"

  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Policia e Shtetit ka publikuar listën me 8 personat në kërkim me rrezikshmëri shumë të lartë në qarkun Vlorë.

Ata janë Sokrat Ruda, Gëzim Memeti, Apostol Bucaj, Dritan Rexhepi, Gazmend Nebiu, Nexhip Rexho, Xhevahir Jonuzi dhe Pali Gjergji.

Për tre prej tyre është dhënë dënimi burgim i përjetshëm, ndërsa pesë të tjerët janë dënuar me nga 25 vjet burg.

E paqartë mbetet se pse policia ka shpallur në kërkim Dritan Rexhepin, arrestimi i të cilit është në bërë në 2014 në Ekuador për trafik ndërkombëtar kokaine.

Policia e Shtetit fton cilindo që ka dijeni mbi vendndodhjen e tyre të telefonojë Policinë në numrin pa pagesë 112, duke ju garantuar anonimatin.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/keta-jane-8-personat-me-te-kerkuar-ne-qarkun-e-vlores-vrasje

Recommended