'Wanted' për 8 më të rrezikshmit e Vlorës/ Policia nxjerr emrat e të dënuarve për vrasje

  • 5 years ago
Policia e Shtetit kërkon ndihmën e publikut në kapjen e 8 personave të konsideruar si ?8 të më rrezikshmit? e qarkut Vlorë. Policia e shtetit, njofton se këta persona janë të dënuar përjetë ose me 25 vite burg. Listën e 8 vlonjatëve më të kërkuar e kryeson i dënuari me burg përjetë për vrasje Gëzim Memeti. Sokrat Rudo, është një tjetër i dënuar përjetë për vrasje sikurse edhe Pali Gjergji, edhe ky i dënuar me burgim të përjetshëm.

Lista e më të kërkuarve nga Vlora vijon me emrat e Gazmend Nebiut, Nexhip Rexhos, Xhevair Jonuzit Apostol Buçajt dhe Dritan Rexhepajt që të gjithë të dënuar me 25 vite burg për vrasje. Vlonjati Dritan Rexhepi është një emër i njohur për drejtësinë shqiptare. Ai njihet si mjeshtri i arratisjeve dhe është i dënuar për vrasjen e dy policëve.

Në vitin 1999 Rexhepi u hetua dhe më pas u akuzua për vrasjen e policëve Arben Keqi e Durim Kasmi në vitin 1998 në Fushë-Krujë, ku së bashku me të u akuzuan edhe disa persona të tjerë. Prej më shumë se një dekade Rexhepi ka qenë në listën e më të kërkuarve por ai ka mundur të arratiset si nga burgjet italiane ku ishte duke vuajtur një dënim, si dhe të shmangë arrestimin nga autoritetet spanjolle, belge, e britanike, për t?u kapur vetëm në vitin 2014 në Ekuador.

Ai kishte arritur të arratisje nga komisariati i Durrësit, ku ishte ndaluar në vitin 2006, dhe në vijim Rexhepi është arratisur edhe nga burgjet në Itali e Belgjikë, duke u kthyer në një prej personave më të kërkuar nga Interpoli. Gazmend Nebiu është gjetur fajtor në vitin në vitin 2009, për vrasjes me paramendim të disa personave, të pjesë marrjes në bandë të armatosur, të vrasjes për shkak të cilësive të veçanta, të vjedhjes me dhunë dhe të mbajtjes pa leje të armëve e municioneve luftarake.

Recommended