Ora News - Vetting politikës? Krasniqi: Vullneti real shihet tek mbështetja që i jepet drejtësisë
  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Politologu Afrim Krasniqi, e sheh si zhvillim pozitiv propozimin e opozitës për vetting në politikë, por argumenton se realizimi i këtij procesi është i vështirë. Krasniqi thotë se është pothuajse e pamundur të krijohet një strukturë e pavarur dhe mbi palët që të udhëheq procesin.

Krasniqi: Nisma që vjen nga partitë, përsa kohë që nuk ekziston një mekanizëm i jashtëm, i paanshëm dhe me fuqinë mbi tre partitë kryesore, ngelet gjithmonë deklarim politik.

Krasniqi thotë se vullnet të qartë për të pastruar politikën, do të kishte vetëm kur vettingu të shoqërohet me mbështetje të fortë për sistemin e drejtësisë.

Krasniqi: Nga mënyra si është propozuar nuk ka një mekanizëm të njëjtë me vendet e tjera, por ka një mekanizëm që i ngjason SPAKUT. Nëse politikanët do miratojnë strukturën e SPAKUT dhe BKH, ajo do të jetë një ditë kur politikanët do të japin llogari dhe zyrtarët e lartë të shtetit shqiptar do të përballen si cdo qytetar para ligjit. Ajo do jetë realisht vullneti real politik i partive për të zbuluar ligjin dhe për të njohur vendimmarjen ligjore mbi vetë politikanët.

Politologu Afrim Krasniqi, propozon qe fokusi i vettingut të jenë asetet financiare dhe vendimet qe poltikanet kanë ndërmarrë.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/vetting-politikes-kranisqi-vullneti-real-shihet-tek-mbeshtja-qe-i-jepet-drejtesise
Recommended