Ora News Speciale - Të gjithë në vetting, përveç politikës

  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews
73 vota kundër të mazhorancës, rrëzuan vettingun në politikë, një propozim surprizë i opozitës për ndryshime në Kushtetutë, dhe që në thelb kishin plotësimibn e ligjit të dekriminalizimit, ketë herë duke kërkuar një kontroll të imtësishëm të politikanëve për pasurinë dhe integritetin moral.

Fati i kësaj nisme u përcaktua që në krye të herës, kur demokratët hodhën propozimin. Socialistët, ishin të vendosur për të mos e pranuar, duke e cilësuar farsë politike, ndërsa besojnë se kontrollin e të zgjedhurve më mirë se çdo institucion tjetër do ta bëjë drejtësia e re.

Por sipas opozitës është fatkeqësi që Partia Socialiste është në pushtet,e këtë argument ata e mbështesin me fakte të pretendura se shume zyrtarë të lartë kanë rezultuar me precedent penal. Në këtë Parlament, tha Enkelejd Alibeaj, më shumë se 19 deputetë nuk kishin diploma, por denime penale, për krime nga me të ndryshme ndërsa sistemin e drejtësisë e cilëson të rënë.

Opozita thotë, se nuk ka kërkuar as më shumë e as më pak se sa kontroll të politikanëve ashtu sikurse po kryehet për gjyqtarët, prokurorët apo policët.

Për të arritur tek rrëzimi i propozimit për vetting në politikë, socialistët u kujdesën të merrnin dhe opinionin e komisionit të Venecias. Ata nuk morën parasysh presionin e opozitës e cila kërkonte më me ngulm që nisma të miratohej me urgjencë, e më pas të niste një proces i thellë kontrolli për politikanët, kryesisht për pasurinë dhe lidhjet me botën e krimit.

Kryetari i opozitës ishte kundër dërgimit të vettingut për opinion në Venecia. Edhe pse ishte i vetëdijshëm se nisma do rrëzohej, sërish në artikulim politik ai tha se mazhoranca kërkon ta zvarrisë.

Presioni i opozitës arriti deri në atë pikë sa Lulzim Basha, vettingun në politikë e cilësoi si vijën e kuqe që përcakton sjelljen e opozitës me institucionet në vend.

Bashkangjitur me këtë mesazh të prerë, kryetari i opozitës Lulzim Basha, e akuzoi në atë kohë kryeministrin Edi Rama, se nuk e do shkëputjen e lidhjeve të politikës me krimin, pasi sipas tij është mekanizmi kryesor që e mban në pushtet.

Pas këtij momenti Partia Demokratike ende nuk e ka berë të qartë vendimin e saj politik, përveç fatit se është e prerë në akuzat e saj, se kryeministri dhe mazhoranca e tij janë të lidhur dhe i shërbejnë oligarkëve dhe krimit të organizuar.

Përtej qëndrimit të politikës për të kaluar vetëveten në një sitë të imët për integritetin moral dhe pasuror, opinionbërësit dhe politologët janë pro nevojës së vlerësimit të politikës, por ndahen mbi instrumentat që duhet të përdoren.

Gazetari, Aleksandër Çipa, thotë se lidhjet e politikës me krimin tashmë janë evidente dhe problem real, por sipas tij vettingu si një nismë që ndërmerret nga vetë politika është e paragjykuar.

Ndërsa politologu, Afrim Krasniqi, thotë se opozita nuk gjeti mekanizmin e duhur për të bërë vettingun në politikë.

Sipas tij është e pamundur që gjyqtarët dhe prokurorët ...

Recommended