Ora News - Veting politikës? Balla: Opozita kërkon të dobësojë SPAK e BKH

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Maxhoranca dhe opozita vijuan në distancë replikat dhe debatet politike. Nga foltorja e Kuvendit kryetari i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla e quajti nismën e opozitës për ndryshimet kushtetuese si përpjekje për të dobësuar kompetencat e SPAK dhe BKH-së

Taulant Balla: Është ligji i SPAKU-t Lulëzim vetëm SPAKU e BKH mund të vetojë politikanët. Se kush nga shqitparët do të besojë se unë jam i pavarur objektiv në vetingun tënd apo të Saliut apo anasjelltas. Për mua ti Lulzim në veting nuk kalon kurrë mbi çke mbi supe, po aq më shumë dhe Saliu por unë nuk mund të bëj vetingun tënd. Vetingun tim, e tëndin, të Ilir Metës e Edi Ramës mund ta bëjë vetëm SPAK e BKH. Mezi pres të të kem përballë e të them se ku dalloj unë me ty.

Ësthë ligji i atnimafias Lulzim nuk ka nevojë për ndryshime kushtetuese, por të presim dhe pak javë që SPAK e BKH të nisë punë dhe në mënyrë të menjëhershme të hetohen të gjithë politikanët dhe familjarët e tyre.

Jemi pak javë larg ngritjes së Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe Këshillit të Lartë të Gjyqësorit vjen kjo inisiativë e Lulzim Bashës që është një përpjekje e kotë për të dobësuar konmpetencat e SPAK dhe të BKH dhe zëvendësuar me ato me një veting

Balla thotë se opozita me këtë inisiativë kërkon të mbajë larg ndërkombëtarët nga ky veting.

Taulant Balla: "Nisma jote është e thënë troç politika të autovetojë vetveten. Ndërkohë që përmes SPAK e BKH vetingun e politikës nuk mund ta bëjnë dot vetë politikanët apo disa kukulla të zgjedhura prej tyre, por organe të zgjedhura të drejtësisë dhe institucione kushtetuese të monitoruara nga BE sepse ju nuk ka nevojë tju kesh përballë për të kuptuar se çfarë halli keni, mjafton tju dëgjosh doli shprehimisht dhe shumë qartë halli që keni. Një përfaqësues e e nderuar tha nuk duam që në vetingun e opozitës të jenë ndërkombëtarët, se na janë bërë si guvernatorë, tha një tjetër përfaqësues i opozitës."
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/veting-politikes-balla-opozita-kerkon-te-dobesoje-spak-e-bkh

Recommended