Ora News – Djegia e mandateve, Balla: PD-LSI përpjekje për të bllokuar SPAK dhe BKH
  • 5 years ago
#oranews #djegiaemandateve #taulantballa
Sekretari i Përgjithshëm i PS nga Elbasani i ka kthyer përgjigje opozitës se nuk do të ketë zgjedhje të përgjithshme të parakohshme. Ndërsa vendimin për djegien e mandateve, Taulant Balla e sheh si një strategji të opozitës për pengimin e negociatave dhe të reformës në drejtësi.

Në të njëjtën me linjë me Kryeministrin Rama, edhe sekretari i përgjithshëm i PS mendon se vendimi i opozitës për djegien e mandateve është një bllof i Lulzim Bashës. Në takimin me strukturat në Elbasan, Taulant Balla u shpreh se opozita me bllokimin e Parlamentit kërkon të pengojë çeljen e negociatave si dhe ngritjen e SPAK dhe BKH .

Balla: Shqiptarët në 2017 na dhanë një mandat për të çuar përpara drejtësinë e re. Bojkoti i radhës i PD dhe LSI i maskuar si djegie mandatesh është përpjekja e radhës për të bllokuar SPAK dhe BKH. Të enjten ne votojmë në seancë plenare strukturat e KLGJ dhe KLP. Ja pse PD dhe LSI po agravohen dhe po sulmojnë institucionet.

Është e rëndësishme të bëhet e qartë për liderët e opozitës që nëse ata vazhdojnë të përbuzin Parlamentin dhe mjetet demokratike, e vetmja gjë që do të arrijnë është distancimin e mëtejshëm të elektoratit prej tyre. Kjo sjellje është e papranueshme nga partnerët tanë ndërkombëtarë, të cilët nuk mbështesin as metodat e dhunshme dhe as këtë lloj retorike. Debati politik duhet të ndodhë brenda institucioneve shtetërore, pikë së pari brenda Parlamentit.

Asnjë parti politike në Shqipëri nuk ka të drejtë të dëmtojë perspektivën evropiane të Shqipërisë.

Mandatet e deputeteve përfaqësojnë vullnetin e popullit. Djegia e tyre do të thotë injorimi i këtij vullneti.

Balla i dha përgjigje negative kërkesës së liderit të opozitës për zgjedhje të përgjithshme të parakohshme.

Taulant Balla i kërkoi strukturave të Elbasanit që të vijojnë përgatitjet për zgjedhjet vendore të 30 Qershorit, pavarësisht bojkotit të opozitës .

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/djegia-e-mandateve-balla-pd-lsi-perpjekje-te-bllokuar-spak-dhe-bkh

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended