Report TV - Djegia e mandateve, Vasili: Jo, i fituam përballë krimit

  • 6 years ago
Çizmja e Monika Kryemadhit që u hodh seancën e fundit në drejtim të Ramës është për LSI-në, simbol i çizmes së pushtetit që po rëndon mbi qafën e kujtdo. Petrit Vasili thotë në një intervistë për Report TV se ende nuk është marrë vendimi nëse do të ketë ose jo bojkot na janar përveç protestave, por për të beteja është në parlament dhe shprehet kundër djegies së mandateve.
Vasili vlerëson maksimalisht kryepeshkopin Anastas Janullatos, të cilin Meta e bëri shqiptar, pasi 5 presidentë të tjerë i kishin refuzuar shtetësinë.

LSI ka përjashtuar këshilltarët bashkiakë që votuan kundër vendimit të partisë, duke votuar buxhetin e kryebashkiakëve socialistë në Durrës e Tiranë.

Vasili argumenton se shqetësimi për votën kundër SHBA-së në OKB nuk është një shqetësim servil, por real, duke marrë në konsideratë kontributin amerikan në shtetformimin shqiptar.

Recommended