Ora News - Djegia e mandateve, Ruçi: Kamikazllëk politik! Jo pushtet në tavolinë

  • 5 years ago
#oranews

Kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi tha se skenari i opozitës për të djegur mandatet është një lloj kamikazllëku politik, që dëmton vetë opozitën, por edhe gjithë Shqipërinë.

Ruçi: Nuk do të doja kurrë realizimin e skenarit të paralajmëruar nga opozita për të ashtuquajturën djegien e mandateve, sepse një opozitë që vetëvritet politikisht i bën vendit një dëm shumë të madh. Mesazhet e djeshme të SHBA dhe BE, më kanë lënë shijen e hidhur të një të vërtete të papëlqyeshme. Një skenar i tillë i padëgjuar në dijeninë2 time në asnjë rast në historinë e parlamentarizmit është një lloj kamikazllëku politik që hedh në erë të zotët e punës, por dëmton të gjithë mjedisin tonë si dhe raportet e të tjerë me këtë mjedis.

Në një dalje për mediat, ku komunikoi anulimin e seancës së nesërme, Ruçi i bëri thirrje opozitës që mos kërkojë pushtetin në tavolinë. Sipas tij, nuk është normale që opozita të kërcënojë parlamentin dhe të organizohet për ta dhunuar atë.

Ruçi: Ultimatumet nuk janë demokratike. Pushteti nuk merret në tavolinë dhe populli nuk është një turme që vjen në protestë, por është tërësia e qytetarëve që na gjykojnë dhe mandatojnë me votë. Që opozita të dojë karriget e qeverisë për mua kjo është normale. Për mua është normale që opozita të kërkojë zgjedhje të parakohshme duke mos pritur ato normale. Por që opozita të synojë pushtetin në tavolinë dhe për këtë të hedhë në erë rrugët e jetës demokratike, kjo për mua nuk është normale. Si mundet të opozita të kërcënojë parlamentin dhe të organizohet për ta dhunuar atë? Si mundet opozita të braktisë detyrën dhe të lerë zgjedhësit e saj pa zë në parlament?Si mundet që opozita të zhvillojë debatin në rrugë.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/djegia-e-mandateve-ruci-kamikazllek-politik

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Recommended