Ora News – Tritan Shehu: Djegia e mandateve jo vendim i gëzueshëm por i domosdoshëm

  • 5 years ago
#oranews #tritanshehu #djegiaemandateve
Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu i ftuar në studion e Ora News, tha se vendimi i sotëm për djegien e mandateve nuk është një sakrificë e deputetëve demokratë, por një zgjidhje politike për situatën tragjike ku ndodhet vendi.

Shehu: Dua të them se sot i gjithë grupi parlamentar i PD, mbështeti propozimin e kryetarit, zt.Basha për të shpallur djegien e mandateve të deputetëve të Partisë Demokratike. Ky propozim gjeti përkrahjen edhe të aleatëve tanë.

Një vendim i tillë nuk është i lehtë dhe i gëzueshëm, por i domosdoshëm konform situatës alarmante që kalon vendi. Konform një vendi që po merret në dorë nga krimi dhe ku kërkohet të ndryshohet linja e ecjes së tij drejt Perëndimit, drejt një linje tjetër që askush nuk e ka dëshiruar kurrë.

Unë nuk e konsideroj këtë një vetësakrificë që bënë deputetët e PD-së. Tregon një përgjigje politike të qartë dhe të prerë ndaj problemeve të situatës tragjike ku është vendi ynë sot për të rivendosur votën e lirë të shqiptarëve.

Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/tritan-shehu-djegia-e-mandat-jo-vendim-i-gezueshem-por-i-domosdoshem
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended