Ora News – "Nuk ka përplasje civile", Salianji dhe Çipa shohin si zgjidhje zgjedhjet e parakohshme
  • 5 years ago
#oranews #perplasjecivile
Përplasja civile për situatën politike të krijuar nuk është një opsion por nëse politika nuk bën asnjë lëvizje për të ndryshuar situatën, rrezikohet stabiliteti i vendit. Për Aleksandër Çipën dhe Ervin Salinjin, zgjedhjet e parakohshme janë e vetmja mundësi që politika të gjejë një zgjidhje, pas lënies së mandateve të deputetëve. Ndërkaq opozita ka vendosur që protestat ti zhvillojë ditën që do të mbahen seancat parlamentare.

Me mandate të djegura, opozita tashmë është në betejë totale për zgjedhje të lira e të ndershme, duke mos hequr dorë nga protestat, në të cilat janë shfaqur shenjat e irritimit dhe përplasjes.

Pas disa paralajmërimeve të opozitës se vendi në këtë situatë mund të shkojë në përplasje civile, Ervin Salianji mendon se kjo mund të ndodhë vetëm nëse Rama vë pushtetin e tij përpara qytetarëve.

Salianji: Rama i vetëm nuk besoj se mund të quhet civil dhe për më tepër përplasje civile.Por pa diskutim që vendi është në një situatë delikate, serioze dhe duhet trajtuar me seriozitet të plotë. Përballë vullnetit të qytetarëve që është punëdhënësi i cili kërkon të largojë nga puna Kryeministrin.

Më pak mundësi i jep kësaj ideje, analisti Aleksandër Çipa, pasi përplasja civile fillon nga qytetarët kurse konflikti aktual buron nga lidershipi politik, por shqetësuese janë militantët e partive që mund të përdoren.

Çipa: Lidershipi jonë është një lidership që ka fansa, tribu, kategori të tjera që dalin nga logjika dhe futen lehtësisht në akte e përdorimit. Këto mund të shkaktojnë vërtet një përplasje por kjo nuk do të thotë se është një përplasje civile.Është një përplasje klanesh.

Për Çipën, kryeminsitri Rama nuk mund ta çojë dot mandatin e tij deri në fund në këto kushte ku jemi, por do të jetë i detyruar të hyjë në zgjedhje të parakohshme.

Çipa: Përderisa vetë kryeministri po operon duke përjetuar dhe duke mbajtur në duar si gështenja të pjekura, të djegura institucionet e braktisura nga opozita kjo vetëm që nuk e nderon por nuk i krijon asnjë rrethanë lehtësuese.

Edhe për Salianjin, zgjedhjet e parakohshme janë e vetmja mundësi.

Salianji: Kjo rrugë ka vetëm një drejtim, vetëm një destinacion. Ka fitoren sepse është fitore kauza jo fitore për pushtet. Dhe pastaj në zgjedhje, nëse është i bindur Rama që ka punuar mirë, të jetë një Kryeministër tjetër, dhe le ti fitojë prapë nëse është kaq i aftë.

Opozita ka ndryshuar strategjinë e protestave duke i zhvendosur në varësi të seancave plenare kurse mbetet e pandryshuar protesta përpara Kryeministrisë të shtunën e 16 marsit.

Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/nuk-ka-perplasje-civile-salianji-dhe-cipa-shohin-si-zgjidhje-zgjedhjet-e-parakohshme
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on ...
Recommended