Ora News - Ja afatet kur duhet të regjistrohen koalicionet dhe kandidatët për kryebashkiakë
  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews
Kur kanë mbetur më shumë se 5 muaj nga zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore KQZ doli në një deklaratë për ti kujtuar partive politike afatet ligjore dhe ndëshkimet në rast se ata nuk do të plotësojnë këto afate ligjore.

Prioritet këtë vit është dhe transparenca e financimeve të partive.

Deri më datë 18 mars, këto parti duhet të propozojnë anëtarët e Komisioneve të Zonave të Administrimit Zgjedhor (KZAZ-ve).

Më 30 maj skadon afati i ngritjes së komisioneve të qendrave të votimit (KQV-të)

Ndëshkimi: Në rast se partitë nuk e respektojnë këtë afat, kjo e drejtë zbret tek partitë e tjera parlamentare të të njejtit grupim dhe, në instancë të fundit, tek KQZ-ja, e cila do të emërojë kryesisht komisionerët deri në plotësimin e numrit të nevojshëm të anëtarëve për vendimmarrje. KQZ -ja është e vendosur të mos mirëkuptojë dhe as tolerojë vonesat në propozime, prandaj u bën thirrje që sot partive politike që të organizohen në kohë për përzgjedhjen e kandidaturave për komisionerët zgjedhorë.

Më 21 prill skandon afati ligjor për regjistrimin e partive politike

Më 1 maj skadon afati ligjor për regjistrimin e koalicioneve zgjedhore në KQZ

Ndëshkimi: Regjistrimi bëhet pranë KQZ-së. Nëse partitë politike nuk respektojnë afatin e parë, ato nuk do të kenë mundësi të marrin pjesë në zgjedhjet e datës 30 qershor 2019. Nëse nuk respektojnë afatin e dytë, ato nuk mund të konkurrojnë si koalicione zgjedhore. Në të shkuarën KQZ -ja është kritikuar nga misionet vëzhguese ndërkombëtare për regjistrimin e subjekteve zgjedhore përtej afateve ligjore, ndaj është veçanërisht e vendosur këtë herë që të mos mirëkuptojë dhe as tolerojë vonesat në aplikimin për regjistrim.

Jo më vonë se 13 maj duhet të bëhet regjistrimi i kandidatëve për kryetar bashkie

Më 13 maj skandon afati ligjor i depozitimit të listave shumemërore të kandidatëve për këshillat bashkiakë

Ndëshkimi: Nëse partitë politike nuk e respektojnë këtë afat, ato do çregjistrohen dhe nuk do figurojnë në fletën e votimit. Sot ato janë në kohë për të organizuar punën, sipas procedurave të brendshme statutore, për të përzgjedhur kandidatët dhe për të plotësuar dokumentacionin e kandidimit.


Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/po-afrojne-zgjedhjet-ja-afatet-kur-duhet-te-regjistrohen-koalicionet-dhe-kandidatet-kryebashkiake
Recommended