TOB koncerti Moxart - (11 Mars 2000)

  • 4 years ago
Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Koncerti ?Me Moxartin? është ngjitur sot në skenën e Teatrit të Operas dhe Baletit. Pjesët e zgjedhura si ?Dasma e Figaros?, ?Serenata e vogël e natës?, janë përshëndetur me duartrokitje nga shikuesit.

Në këtë koncert orkestra e TOB drejtohej nga dirigjenti Rifat Teqja, nën drejtimin e regjizorjal të Nikolin Gurakuqit. Të 12 pjesët e zgjedhura të koncertit janë shoqëruar edhe nga kori i këtij teatri me mjeshtër të saj Oleg Arapi.

Sezoni artistik i Teatrit të Operas dhe Baletit përveç Bahut dhe Moxartit parashikon të ngjisë në skenë edhe emra të tjerë të muzikës simfonike botërore./tvklan.al

Recommended