Koncerti në Elbasan - (28 Shkurt 2000)

  • 4 years ago
Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Spektakli i madh në Elbasan. Artistët më në zë të humorit dhe këngës shqiptare kanë zgjedhur dje një koncert madhështor. Pallati i Sportit ?Tomorr Sinani?, është mbushur plot nga artëdashësit elbasanas, për të dëgjuar këngët e Irma Libohovës, Aurela Gaçes, Dashnor Dikos apo Francesk Radit. Çaste të bukura kanë dhuruar humoristët Agron Llakaj, Met Bega, Marjana Kondi dhe parodistët e Vlorës.

I prezantuar nga Mirush Kabashi dhe bukuroshja Inis Gjoni koncerti spektakël ka risjell dhe njëherë në Elbasan momente të bukura duke pasuruar aktivitetet që në fakt nuk kanë munguar në këtë qytet./tvklan.al

Gazetar ? Eduart Frangaj