Hidrocentrali i Banjës Elbasan - (6 Shkurt 2000)

  • 4 years ago
Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

100 milion lekë varrosen në hidrocentralin Banjë, i cili nuk jetoi kurrë. Mijra hektar tokë u përmbytën dhe fshatra të tërë u shpërngulën. Kjo është panorama e tanishme e veprës gjigande, veprës së planeve pesë vjeçare në kohën e diktaturës. Përfundimi i kësaj vepre do të bënte të mundur furnizimin me energji elektrike dhe do të ujiste gati 1/2 e territorit shqiptar. Dikur nëpër kantiere punonin 2700 vetë ndërsa tani numërohet një numër simbolik personeli, që kryen funksionin e rojes në vepër. Ndërkohë që kantieret, makineritë dhe çdogje tjetër janë shkatërruar. Në këto kushte as shqiptarët dhe as të huajt nuk marrin përsipër ndërhyrjen në hidrocentralin Banjës, që tani për tani sjell veç pamje të frikshme.

Përfundimi i kësaj vepre do të përmirësonte ndjeshëm për një pjesë të vendit situatën energjitike që kalojmë sot. Por e vërteta është dhe qëndron se hidrocentrali i Banjës u varros përpara se të lindi./tvklan.al

Gazetare ? Holta Zhiti

Recommended