Top News - Aksi Elbasan-Banjë/ Mbyllen punimet, përfitojnë fermerët
  • 4 years ago
Kryeministri Edi Rama së bashku më ministren e Infrastrukturës, Belinda Balluku kanë inspektuar aksin rrugor Elbasan-Banjë që tashmë është i aksesueshëm për të gjithë.

Sipas kryeministrit, rehabilitimi i këtij segmenti është një lehtësim i madh edhe për fermerët e kësaj zone të cilët do të aksesojnë më lehtë tokat e tyre.

?Përfundon rehabilitimi i aksit rrugor Elbasan-Banjë dhe tashmë ky segment është i aksesueshëm për të gjithë banorët e zonës që shtrihet përgjatë tij, por edhe vizitorët tashmë kanë një infrastrukturë më të mirë e cila do ta lehtësojë ndjeshëm aksesin për në këtë zonë. Në sajë të investimit të Qeverisë Shqiptare u bë e mundur rehabilitimi i 8.5 km rrugë, ndërtimi i 3 urave përgjatë këtij segmenti si dhe plotësimi me sinjalistikën e nevojshme duke rritur elementët e sigurisë rrugore. Për herë të parë në këtë aks rrugor janë realizuar shtresat asfaltike me pluhur gome (riciklim i gomave të përdorura) si Teknologji e Gjelbër. Rehabilitimi i këtij segmenti është një lehtësim i madh edhe për fermerët e kësaj zone të cilët do të aksesojnë më lehtë tokat e tyre por edhe tregjet për të tregtuar produktet?, shkruan Rama.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Elbasan#Banje#TopChannel
Recommended