Top News - Rehabilitimi urban/ Mbyllen punimet në zonën e Saukut

  • 4 years ago
Bashkia e Tiranes ka pwrfunduar punimet ne njw bllok banimi në Sauk, ku jane rehabilituar 7 rruge qe ishin ne gjendje te rrenuar dhe eshte transformuar pamja e gjithe zonës. Kryebashkiaku Erion Veliaj u shpreh se ky është një premtim i mbajtur për banorët, dhe shtoi se punimet nga bashkia do të vijojnë me të njëjtën shpeshtësi edhe gjatë verës, kur njerëzit janë me pushime. Sipas tij, korriku dhe gushti janë muaj intensivë pune.
?Më vjen mirë që kemi përfunduar 7 rrugë në 7 muaj, dhe kjo 7 herë 7 jonë është më produktive sepse ka një rezultat konkret, sesa 7 herë 7 e rrenave. Më vjen mirë që sportiviteti me të cilin merreshin dikur premtimet elektorale, është një përrallë nga e kaluara. Nëse socialistët thonë se Tirana do të bëhet me 24 orë ujë, sot më shumë se gjysma e qytetit ka 24 orë ujë. Nëse themi që do të vëmë dorë edhe në fshat, kjo bëhet realitet. Nëse themi se në 7 muaj do të bëhen këto 7 rrugë, e mbajmë fjalën?

Veliaj ka bere tye ditur se ne zonen e saukut eshte vendosur nbderimi i dy shkolllave te reja, nje 9 vjecareje dhe nje te mesme, qe do kene te njejtat standarde si ne tirane.
Dua të falenderoj Kryeministrin dhe ministrin e Brendshëm për dakordësinë për të shkëmbyer një pronë të Bashkisë së Tiranës me një pronë të Akademisë së Sigurisë. Kjo na siguron që tek ish-spitali i vjetër i Arabit, si dhe tokën që kemi në anën tjetër, t?i lidhim me një urë për dy shkolla: një 9-vjeçare dhe një të mesme, të dyja të reja, për t?u siguruar që e gjithë Njësia 2, zona e Saukut, pra gjithë zona mbi Varrezat e Dëshmorëve, të ketë një pol arsimor. Nga parashkollori, pra nga mosha 5 vjeç, deri në moshën 18 vjeç, nuk ke nevojë të përplasesh nëpër furgonë dhe të harxhosh orë të tëra në rrugë për t?u shkolluar?
Ne zonen e Saukut bashkia ka investuar edhe per permiresimin e rrjetit te furnizimit me uje te pijshem
?Nuk është te 62-63% i Tiranës që ka ujë 24 orë, megjithatë kalimi nga 3-4 orë në 12-13 orë në ditë është një fillim i mbarë. Duke liruar pjesën e vjetër të Tiranës, që sot furnizohet nga Bovilla, pjesa tjetër që furnizohet në një anë nga Selita, dhe ana tjetër nga Shën Mëria, i lehtëson edhe ato burime, të cilat kanë ekskluzivisht vetëm 1/3 e Tiranës, pa u shpërndarë në të gjithë territorin. Është një situatë në proces, duke qenë se është hera e parë në 32 vite, që nga 1988, që hapim depon 24 orë dhe jo me 3 herë në ditë?,
Veliaj tha se me vënien në punë të plotë të fabrikës së asfaltit, e cila është pronë e bashkisë, do të ketë më shumë rrugë dhe rrugica të asfaltuara në të gjithë Tiranën.


Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besue...

Recommended