Elbasan mbyllen farmacitë - (8 Shkurt 2000)

  • 4 years ago
Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Plas sherri mbi pronësitë e farmacive edhe në qytetin e Elbasanit. Pronarët e trojeve kanë dal sot që herët në mëngjes dhe janë vendosur para farmacive duke ju komunikuar farmacistëve se që sot e në vazhdim këto objekte do të ishin pronë ë tyre. Tetë farmacitë që ndodhen përgjatë bulevardit ?Qemal Stafa? të qytetit të Elbasanit, kanë qene sot pjesë e një debati të ashpër në prezencë të klientëve dhe qytetarëve të thjeshtë. Sipas pronarëve të fiseve Bumbi, Bizhuti, Bakkalli, Xhani etj. Tashmë farmacitë janë pronë e tyre, pasi edhe me gjykatë ata njihen si pronarë të ligjshëm.

Farmacistët kanë kundërshtuar me forcë duke u justifikuar se prej pesë vjetësh janë të rregullt me shtetin, duke paguar detyrimet sipas kontratës. Sipas farmacistëve edhe nëse ish-pronarët njihen si pronarë të trojeve shteti duhet ti kishte kompensuar ata me tokë në vende të tjera. Me farmacistët tashmë do të meren forcat e rendit. Ndërsa ministria e Shëndetësisë i ka lënë ata në mëshirë të fatit./tvklan.al

Gazetar ? Vladimir Lame