Parlamenti, opozita për KQZ - (11 Shkurt 2000)
  • 4 years ago
Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

33 deputet të opozitës madje edhe nga mazhoranca do të kërkojnë në parlament të shtyhet shqyrtimi i projektligjit për KQZ, në mënyrë që të gjendet konsensusi politik, për ndryshimin e përbërjes së këtij komisioni.

Sabri Godo:- ?Unë them se duhet të shqyrtohet në mënyrë konsensuale ligji elektoral dhe KQZ. Në qoftë se këto do të imponohen me mekanizmin e votës dhe do të bëhen të njëanshme atëherë që këtu mund të themi se thyhet procesi zgjedhor. Do të shkojmë në zgjedhje pa patur bindjen qytetare se vota e tij do të respektohet. 33 deputetë, dmth më tepër se 1/5 e parlamentit, gjithë deputetët e opozitës dhe disa deputet të tjerë që janë të kolicionit qeveritar, kanë nënshkruar këtë deklaratë, që kjo çështje ti nënshtrohet një diskutimi dhe të arrihet një konsensus?.

Ndërkohë demokrati Xhaferri thekson se opozita do të propozojë një zgjidhje konkrete për KQZ brenda nenit ekzistues kushtetues.

Ferdinand Xhaferri:- ?Brenda nenit kushtetues ligji për KQZ duhet të garantojë me konsensus që opozita të hyjë në një proces pa frikën e manipulimeve. Të gjithë ata anëtar të KQZ-së, të cilët janë më motivim politik apo në raporte sasiore, cënojnë legjitimitetin e asaj që duhet të garantoj opozita, për të mos pasur ftikë nga manipulimi, me krompromise politike duhet gjetur një zgjidhje?./tvklan.al

Gazetar ? Vladimir Lame
Recommended