Opozita, Sali Berisha për ligjin e KQZ - (20 Janar 2000)
  • 4 years ago
Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Opozita e bashkuar në kundërshtim për ligjin elektoral dhe KQZ, të dekretuar nga presidenti Rexhep Mejdani. Të djathtët synojnë të sensibilizojnë organizmat ndërkombëtarë në veçanti Departamentin Amerikan të Shtetit, për manipulimet e votës së lirë të shqiptarëve, megjithatë ata janë të vendosur të mos bojkotojnë procesin zgjedhor. Ndërkohë lideri demokrat Berisha i krahasoi ata që qeverisin sot shqipërinë me klikën në Beograd.

Sali Berisha:- "Po ju zotohem se çështja e votës së lirë do të jete çështja shqiptare dhe se ne komisionin Mejdani s'do ta njohim kategorikisht dhe se ne zgjedhjet do ti bojkotojme në mënyrë kategorike. Shqipëria do të bëj zgjedhje të lira, do të ketë të gjithë përgjegjësinë. Ai që mendon se nëpërmjet një komisioni të përbërë nga pervers, të përbërë nga individ të papërgjegjshëm, do mund te na impresjonojnë ne. Jam plotësisht dakort ne i bëmë ato zgjedhje mbi bazën e një lëgjislacioni konsensualë, urdhoni të punojmë bashkarishtë. Të gjejmë një konsensus të ri, i cili të krijojë siguri, transparencë dhe ti bëjmë zgjedhjet si një komb i qytetëruar"./tvklan.al

Gazetar ? Vladimir Lame
Recommended