Sali Berisha për vizitën në Vlorë - (11 Maj 2000)

  • 4 years ago
Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Nuk shkoj në Vlorë për kusarët por për vlonjatët. Kështu ka deklaruar sot kryetari i PD Sali Berisha, i cili ju ka bërë thirrje qytetarëve të ndershëm të dalin në sheshin e Flamurit.

Sali Berisha, Kryetar i PD:- ?Asgjë nuk do mund të shkëpus PD nga territori i këtij vendi. Asgjë s?do mund të ndaj PD nga populli i Vlorës, nga demokartët e Vlorës. Në takimin në Vlorë unë ftoj të gjithë qytetarët dhe i siguroj ato se nuk do ketë premtime mashtrime, por do ketë të vërteta. Takimi me Vlorën dhe me demokratët e Vlorës është një takim për të vërtetat e mëdha të këtij kombi?.

Nuk dua të më mbroj askush vijoi Berisha, Vlora është në Shqipëri dhe unë nuk kam nevojë të më mbrojnë pushtetarët mafioz, nga njerëzit e mi të të njëjtit gjaku.

Sali Berisha, Kryetar i PD:- ?Nuk kërkoj mbrojtje nga asnjeri, nuk kam nevojë për mbrojtjen e askujt. Ne shkojmë në një tubim paqësor dhe do të shkojmë për të shpalosur alternativën tonë, për të diskutuar për vlerat, për të tjerat le të merren ata të cilët të nxën këta derra. Mendoj se këta nuk mund ta mbajnë Vlorën çiflikun e mafies, Vlora është e flamurit dhe e lirisë. Drama e Vlorës ishte drama e të gjithë Shqipërisë. Nuk ka pëllëmb territori dhe ju e dini që unë jam i papërmbajtur në udhëtime?.

Po sot para gazetarëve Berisha nuk ka lënë mënjanë as çështjen e thesarit. Ai ka deklaruar se kolonel Bishqemi është i pafajshëm dhe po torturohet barbarisht në qelitë e burgut të Tiranës. Ndërsa hajdutët e sajuar të thesarit tha ai, mbahen me të gjitha të mirat në zyrën e nëndrejtorit për të mos lënë asnjë polic të komunikoj me ta. Berisha ka deklaruar se nesër do të publikoj fakte shumë të rëndësishme.

Sali Berisha, Kryetar i PD:- ?Shumë shpejt do të bëjë një njoftim të ri nga i cili me bindje të thellë ju do habiteni?.

Le të presim se çfarë supriza do të sjell Berisha kundër kundërshtarëve të tij politik./tvklan.al

Gazetare ? Ornela Bego


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended