Lideri Berisha niset per viziten drejt Kosoves (13 Qershor 2000)

  • 4 years ago
Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha është nisur sot rreth mesditës drejt Kosovës. Ai do të udhëtojë sot drejt Kukësit ku do të qendrojë deri në mëngjes për të kaluar nesër në tokën kosovare. Berisha ka deklaruar se do të takojë pa përjashtim të gjithë lideret e Kosovës si Rugovën, Thaçin e të tjerë. Vetëm pak momente para largimit, ai e ka motivuar kështu vizitën e tij të parë në Kosovë.
"Në Kosovë unë përcjell mesazhin e tolerancës. Shkoj në Kosovë për të bërë një sërë takimesh. Gjykoj se çdo gjë tjetër sot është për Kosovën e lirë, një klimë e tolerancës në të cilën jam i bindur e cila përbën kushtin themelor për ndërtimin e paqes, për ndërtimin e shtetit ligjor dhe për ndërtimi e së ardhmes në Kosovë."
Ndërkohë lideri demokrat para nisjes së udhëtimit të gjatë drejt Kosovës do të vijojë me Francën dhe nuk ka harruar të denoncojnë dhe fillimin e punës së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve si dhe të lerë porositë për veprimet e mëtejshme politike të Partisë Demokratike.
" Dëshmon edhe njëherë frikën e madhe rë qeveritarëve sepse klithmat e krimeve të rënda që kanë në krye, iu thërrasin ata nga qoshet e mbetura të ndërgjegjes dhe tani dëshmojnë haptas se kanë vendosur të konfiskojnë, të manipulojnë votën e shqiptarëve."

Gazetare: Ornela Bego


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended