Top News - Lajcak vazhdon rrugën/ Pas bllokimit në Vjenë udhëton drejt Kosovës

  • 4 years ago
Përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajçak, ka njoftuar se është nisur për në Prishtinë, për të nisur më vonë gjatë ditës, vizitën e tij zyrtare.


Lajçak ishte thënë se do të niste vizitën e tij të hënën në Kosovë, mirëpo duket se disa komplikime në udhëtime, kanë shtyrë agjendën e tij.

?Pas një komplikimi të vogël në udhëtim dje, komuniteti ndërkombëtar u aktivizua. Tani janë nisur drejt Prishtinës. Mezi pres të nis vizitën zyrtare në Prishtinë më vonë gjatë ditës?, ka thënë ai përmes një postimi në rrjetin social, Twitter.

Zyra e Bashkimit Evropian në Prishtinë ka thënë një ditë më parë se Lajçak është nisur në Kosovë ?për të diskutuar rreth modaliteteve dhe ai do të sjellë data për rinisjen e dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja, një proces që ka sjellë rezultate reale për njerëzit e Kosovës, që prej se ka nisur?. Ai pritet të arrijë në Prishtinë në pasditën e së martës me aeroplanin ushtarak zviceran.

Lajçak arrin në Kosovë një ditë pasi i dërguari i Shtëpisë së Bardhë për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka njoftuar se përfaqësuesit e këtyre dy shteteve do të takohen në Shtëpinë e Bardhë më 27 qershor. Kujtojmë se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë është pezulluar nga nëntori i vitit 2018, kur autoritetet e Kosovës patën vendosur taksë 100 për qind në mallrat e Serbisë dhe Bosnje-Hercegovinës.

Ndërkohë kjo masë është zëvendësuar me reciprocitet, mirëpo qeveria e re e kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti ka hequr të gjitha masat, për shkak të siç është shprehur ai, heqjes së të gjitha pengesave për vazhdimin e dialogut me Serbinë. Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë, i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, ka nisur më 2011 në Bruksel

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#MirosllavLajçak#BE#TopChannel

Recommended